Shkëndija eliminohet prej Qarabakut nga Championsi, shkon në ‘play-off’-in e Ligës së Europës
Shkëndija e Tetovës i jep lamtumirën Championsit. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 në transfertë nga Qarabak, duke u eliminuar në turin e tretë.
Për skuadrën e Beqirit golin e vetëm e shënoi Tamba në minutën e 10-të.
Më pas azerët e Qarabakut shënuan 5 gola.
Shkëndija kështu shkon në “play-off” të Ligës së Europës dhe ka të garantuar minimalisht grupet e Ligës së Konferencës.