Blushi: Ndërprerja e News24, terror shtetëror i urdhëruar nga Rama, çfarë pret SPAK?

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka reaguar fuqishëm lidhur me aktin e paprecedentë që po ndodh me televizonin News24.

Në një postim në Facebook, ai thekson se vendimi i Gjykatës së Tiranës konfirmon zyrtarisht ato që janë denoncuar që në ditën e parë: ndërprerja e sinjalit të News24, nxjerrja me dhunë e gazetarëve nga godina, pushtimi i saj nga forcat policore dhe ushtarake, si dhe sekuestrimi i pajisjeve dhe materialeve sensitive të reporterëve, janë akte të paligjshme.

Të gjitha këto përbëjnë një akt të pastër terrori shtetëror ndaj fjalës së lirë, i urdhëruar dhe orkestruar nga kryeministri Edi Rama,” shkruan Blushi.

Ai shton se tani që gjykata ka dhënë verdiktin, pyetja e vetme mbetet: “Çfarë pret SPAK për të ngritur akuza dhe për t’i marrë në përgjegjësi penale ‘KryeKambalen’ dhe ‘Kambalen’ për këtë krim të rëndë kundër lirisë së fjalës dhe vetë demokracisë?”

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës së Tiranës konfirmon zyrtarisht atë që kemi denoncuar që në ditën e parë: ndërprerja e sinjalit të News24, nxjerrja me dhunë e gazetarëve nga godina, pushtimi i saj nga forcat policore e ushtarake, si dhe sekuestrimi i pajisjeve dhe materialeve sensitive të reporterëve, ishin akte haptazi të paligjshme.

Ky ishte një akt i pastër terrori shtetëror ndaj fjalës së lirë, urdhëruar dhe orkestruar nga Edi Rama.
Tani që gjykata ka dhënë verdiktin, pyetja e vetme është: Çfarë pret SPAK për të ngritur akuzë dhe për t’i marrë në përgjegjësi penale “KryeKambalen” dhe “Kambalen” për këtë krim të rëndë kundër lirisë së fjalës dhe vetë demokracisë?!