Zjarri merr përmasa të mëdha në fshatin Lekel, flakët shkojnë drejt Hormovës, nis evakuimi i banorëve
Një tjetër vatër zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatin Lekel në Tepelenë.
Sipas burimeve për SYRI-n, flakët e mëdha i janë drejtuar fshatit Hormovë.
Nga pamjet e siguruara dallohen flakët të cilat kanë përpirë pyjet dhe bimësinë e zonës.
Për momentin ka filluar evakuimi i banorëve.