Shteti inekzistent në Gramsh, dyshohet për një viktimë të dytë nga zjarret masive

Zjarret masive që kanë përfshirë Njësinë Administrative Skënderbegas dyshohet se kanë shënuar një tjetër viktimë.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi pwr mediat nga Gramshi se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë.

Brataj deklaroi se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret.

Kujtojmë se viktima e parë ishte një person i moshuar 80-vjeç në fshatin Kullollas të Gramshit, si pasojë e flakëve të marra.