VIDEO/ Maliqi: Rama bën 'show' mediatik, ndërsa vendi përfshihet nga flakët, zjarret pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisë

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi, në një intervistë për “Syri TV”, akuzoi qeverinë se ka lënë vendin në flakë dhe në kaos, duke mos marrë masa për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

“Shqipëria ka kohë që është në flakë, madje ka vite, për shkak të papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie të drejtuar nga një njeri i papërgjegjshëm, i cili vetëm aktron pasi vjedh, manipulon votat e shqiptarëve, i shantazhon dhe i blen. Sigurisht bën edhe krime me syze ngjyrë zjarri dhe bën pushime bashkë me qeverinë e tij,” u shpreh Maliqi.

Duke iu referuar situatës së zjarreve në Gramsh, ai tha se si ish-drejtues policie e njeh mirë zonën dhe se dikur kishte një sistem funksional të emergjencave civile dhe rojave të pyjeve, gjë që sipas tij sot nuk ekziston.

“Një qeveri e përgjegjshme duhet të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve. Ky as jetën, as pronën nuk e ka të sigurt për qytetarët, por përveçse po i djeg, fillon dhe ua shkatërron pronën e ndërtuar. Ajo që bën janë vetëm aktrime dhe shfaqje mediatike,” deklaroi Maliqi, duke e akuzuar kryeministrin se edhe në Tiranë po bën “show” me heqjen e disa çadrave, ndërkohë që zaptimet vazhdojnë.

Maliqi: 

Shqipëria ka kohë që është në flakë, madje ka vite, për shkak të papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie të drejtuar nga një njeri i papërgjegjshëm i cili vetëm aktron pasi vjedh, manipulon votat e shqiptarëve, i shantazhon dhe i blen, sigurisht bën dhe krime me syze ngjyrë zjarri dhe sigurisht duke bërë pushime bashkë me qeverinë e tij.

Sa i përket Gramshit, unë kam qenë drejtues policie në atë zonë, dhe e njoh mirë atë zonë, afër Kodovjatit, zonës së banuar ku ka qenë dhe ish-komuna në atë kohë. Dhe duke qenë dhe ish-drejtues vendor, dua t’ju them me bindje që ka pasur një përgjegjësi të lartë të kohës së Partisë Demokratike ku unë kam qenë drejtues vendor.

Në çdo komunë në atë kohë ne kishim specialistë të emergjencave civile të cilët rakordonin me prefekturën e qarkut dhe kishim në çdo zonë malore, rakordonim dhe me drejtorinë pyjore, ku kishte roje pyjesh të instaluar kudo dhe zakonisht këto nuk ekzistojnë sepse ky nuk e ka mendjen te vendi.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve, ky as jetën as pronën nuk e ka të sigurt të qytetarëve por përveçse po i djeg fillon dhe i shkatërron pronën e ndërtuar dhe bën disa aktrime pasi këto për mua janë aktrime, po t’i vini re dhe show, pasi edhe në Tiranë, ka hequr disa çadra dhe po vazhdojnë të njëjtat zaptime, karrige, pra është një show mediatik.