Autoritetet urdhër evakuimi, zjarri në Poliçan shkon drejt përmasave katastrofale
Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësinë Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe po merr përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e disa fshatrave.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të Vokopolës, Zhapokikës, Plashnikut dhe Panaritit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, që të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencës për evakuim të sigurt.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e mbrojtjes civile janë në terren, por zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.