Zjarr katastrofik në Skënderbegas, situata alarmante dhe pamje të rënda nga zjarri që po përhapet
Një zjarr masiv ka përfshirë sot zonën e fshatit Skënderbegas, duke shkaktuar frikë te banorët. Syri.Net ka siguruar pamje të filmuara nga fshati përballë, Kodovjat, ndërsa flakët duken qartë duke përparuar në të dy anët e lumit Devoll, i cili ndan zonën në mes.
Zjarri ka prekur disa fshatra të ish-komunës Skënderbegas, përfshirë Bletëz, Kullollas, Zenelas dhe ka arritur deri në fshatin Harunas. Flakët kanë rënë në një zonë me shkurre dhe bimësi të thatë, duke bërë që përhapja të jetë e shpejtë dhe e vështirë për t’u vënë nën kontroll.
Flakët e mëdha dhe të dendura që kanë përfshirë zonën e Gramshit kanë detyruar rreth 10 fshatra që të evakuohen në mënyrë urgjente.