10 fshatra të evakuar në Gramsh, banorët largohen mes panikut dhe flakëve

Situata në fshatrat e Gramshit po përkeqësohet orë pas ore, ndërsa vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe pronat e banorëve.

Pamjet e siguruara nga Syri TV tregojnë banorë që largohen nga shtëpitë e tyre, në përpjekje për të shpëtuar nga flakët. Shumë prej tyre janë pozicionuar në zona më të larta dhe të largëta, përgjatë rrugës kryesore, në pritje të ndihmës për t’u evakuuar.

Deri në këto momente, zjarri ka përfshirë 10 fshatra: Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shëmor, Ërmenj, Zenelas, Spanesh dhe Kazie.

Një nga banorët e Skënderbegasit ka deklaruar për mediat:

“Gjendja është shumë e rënduar. I kemi lënë të gjitha në dorë të Zotit. U detyruam të largohemi nga shtëpitë përmes lumit, sepse rrugët ishin të bllokuara nga zjarri.”-shprehet njw nga banorë e zonës Skënderbregas