Zjarr në Delvinë/ Terreni i thepisur pengon zjarrfikësit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Situata e zjarreve në Delvinë është paraqitur e vështirë për shkak të përhapjes në zonat me terren të thepisur. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi dhe aktualisht është e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit për shkak të kushteve të papërshtatshme për mjetet.
Nga pamjet e siguruara nga Syri TV, vihet re shkalla e përhapjes së flakëve dhe rreziku i madh që paraqet për zonën përreth. Autoritetet vendore kanë kërkuar urgjentisht ndërhyrje nga ajri, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi efektive për të vënë situatën nën kontroll.