Situatë kritike e zjarreve në Gramsh, flakët izolojnë 3 fshatra, 1 viktimë! Një grua me dy fëmijë të bllokuar në fermë

Ora 13:45- Situata e zjarreve në tre fshtarat, fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të bashkisë së Gramshit mbetet kritike pasi disa prej tyre kanë mbetur të bllokuara nga flakët dhe është Emergjencat Civile e kanë të pamundur të futen në fshatra.

Dyshohet për një person që ka mbetur i vdekur. Ndërkohë në fshatin Bulshar dyshohet se një zonjë dhe dy fëmijët e saj  kanë mbetur të izoluar në një fermë dhe kanë kërkuar ndihmë. 

Banorët e fshatrave janë të rrethuar nga flakët. 

‘Banorët refuzojnë të largohen nga banesat’ informon gazetarja e Syri TV, ndërkohë 4 helikopterë kanë shkuar drejt zonës për të ardhur në ndihmë.

Në orën 13:31 ministria e Mbrojtjes përsëriti thirrjen urgjente ndaj banorëve të tre fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Ndërkohë ekipet e emergjencave që shkuan për të evakuuar banorët dhe u bllokuan nga zjarri po përpiqen të dalin nga fshatrat e Skraparit.