Ndezi zjarrin që dogji një stan, shpallet në kërkim i riu në Gramsh

Policia e Gramshit ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar pasi dyshohet se është autori i zjarrit në fshatin Mukaj.

Në njoftimin për mediat blutë bëjnë me dije se si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një stan në pronësi të shtetasit A. S., dhe një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin R. M., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Mukaj, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një stan në pronësi të shtetasit A. S., dhe një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore. Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Punohet për kapjen e shtetasit R. M..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.