FOTO/ Punë e kryer, Juventusi transferon këtë sulmues

Federico Bernardeschi është lojtari më i ri i Juventusit. Drejtues të “Zonjës së Vjetër” kanë arritur marrëveshjen me Fiorentinën për transferimin e sulmuesit italian që do kushtojë 40 milionë euro, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca di Marzio, Bernardeschi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

/ SYRI.net /