Zjarret vijojnë në Finiq: Pas Pecës, përhapet vatër e re në Kardhikaq
Zjarret nuk po ndalen në territorin e bashkisë Finiq.
Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, është shuar vatra e zjarrit në fshatin Pecë.
Megjithatë, një vatër e re është raportuar sot pranë fshatit Kardhikaq, duke vënë sërish në alarm autoritetet dhe banorët e zonës.
Kjo është dita e tetë radhazi që flakët vazhdojnë të përhapen në sipërfaqe të mëdha në këtë bashki, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje dhe toka bujqësore.
Ekipet e emergjencës janë në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit të ri.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo rast të ri të përhapjes së flakëve.