Zjarret kritike në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku jep alarmin: Ju lutem ndërhyni sa më shpejt nga ajri! Linjat e interkonjeksionit fajtore për flakët

Kryebashkikau i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri ka ngritur alarmin për atë se çfarë po ndodh me zjarret në bashkinë që drejton, duke shtuar se situata është e emergjencës së shkallës së 1.

Në një lidhje telefonike me Syri Tv, në edicionin e paradites, Curri ka thekuar nevojën emergjente të ndërhyrjes nga ajtri, për të vënë nën kontroll zjarrin masiv që ka përfshirë fshatin Xath dhe Flet, ku si pasojë e flakëve janë rrezikuar 100 banesa, ndërsa dëmet nga shpërthimi i dyoksidit të karbonit ka çuar edhe në asfiksimin e banorëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësiore në qendrat shëndetësore.

‘Deri më tani koordinimi i emergjencës ka qenë në kohën e duhur, vetëm me ndërhyrje nga ajri s’është bërë e mundur. Kam lajmëruar shtabin e emergjencës, ushtrinë, situata është e vështirë.

Përmasat janë më të mëdha, rrezikohen banesat dhe banorët. Në 24 orët e fundit janë rrezikuar banorët, i kemi larguar nga pjesa e rrezikut, situatë e vështirë, ndotja nga CO2 është shumë e madhe për fshatrat dhe qytetin. Lutemi të ndërhyjë sa më shpejt pasi emergjenca është e shkallës së parë. Ndërhyrja nga ajri do ishte me rëndësi për një pjesë të caktuar, pë rtë lehtësuar situatën, në zonat e tjera do ndërhyjë me ushtri, pasi në zonat e banuara duhet të ndërhyjë.

Të paktën për në zonat e banuara. Fshati Xath e Flet më të prekur, edhe mund të prekin industrinë, mund të agravojë situata që mund të rrezikojë biznese të mëdha, si fabrika e ujit Lajthiza. Shpejtësia e erës është shumë e madhe dhe zjarri përhapet shpejt. Ka forca këmbësore nga ministria, është një ndihmë, nga ajri pritet çdo moment sa të vëmë nën kontroll që të mos rrezikohen fshatrat që preken nga kjo fatkeqësi
’, theksoi kryebashkiaku Hilë Curri.

Sipas kryebashkiakut Curri, shkak për rënien e zjarrit janë bërë linjat e inter-konjeksionit, të cilat kanë shpërthyer në shkëndija, duke çuar në përhapjen e flakëve.

‘Kemi evakuuar në 3 fshatra 100 familje, mbrëmë ka qenë rrezik e ka pas ndërhyrje dhe te ambulanca, pasi ka pasur asfiksim, ku CO2 rrezikoi banorët. 50 familje janë prekur nga zjarri, dëmi në ekosistem është shumë i madh. Nga informacionet, zjarri është shkaktuar nga linjat e tensionit të lartë që kanë dhënë shkëndijë për zjarr, është në përmasa të mëdha. Kjo ka ardhur si shkak i linjave të tensionit të lartë me pyllin, s’ka qenë e qëllimshme. KESH ka probleme me lartësinë e linjave të interkonjeskisonit dhe kjo ka shkaktuar zjarre me përmasa të mëdha, është prej 48 orësh kjo gjendje’, u shpreh Curri.