'Sulm ndaj demokracisë', Bozdo: Rrëmbimi i dosjeve, goditje ndaj medias së lirë
Në një postim në rrjetin social, Enno Bozdo, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Beratit, dënoi me forcë aktin banditesk të Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, e cila rrëmbeu dosjet e gazetarëve investigativë të News24.
Ai theksoi se ky veprim është një goditje e rëndë ndaj pavarësisë së medias dhe një përpjekje për të frikësuar dhe censuruar zërat kritikë që hetojnë lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.
Postimi:
Dënojë me forcë aktin e rrëmbimit banditesk nga Policia e shtetit dhe Policia Ushtarake, të dosjeve të gazetarëve investigativë të News 24, të cilët po hetonin çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, përfshirë korrupsionin dhe lidhjet të Edi Ramës dhe kabinetit të tij me elementë të krimit të organizuar.
Ky veprim përbën një goditje të rëndë ndaj pavarësisë së gazetarisë dhe një përpjekje flagrante për të frikësuar dhe censuruar zërat kritikë. Marrja e materialeve hetimore pa transparencë dhe jashtë çdo garancie ligjore është një akt arbitrar dhe i papranueshëm në një shoqëri demokratike.
Policia e Shtetit të ndalë menjëherë çdo veprim që pengon punën e gazetarëve.Cdo sulm ndaj medias së lirë është sulm ndaj demokracisë!