Shkodra nën pushtimin e flakëve, 11 vatra zjarri në 24 orë, rrezik edhe në Knetën e Domnit

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Bashkisë Shkodër janë regjistruar 11 raste zjarri.

Në Knetën e Domnit, pjesë e PUTM Lumi Buna, është shfaqur një vatër zjarri në një sipërfaqe me kallamishte.

Zjarri aktualisht është i izoluar nga sipërfaqja ujore, duke minimizuar rrezikun për përhapje të mëtejshme.

Njoftimi:
Po ju informojmë në lidhje me situatën në territorin e Qarkut Shkodër gjatë 24 orëve te fundit.
1. Bashkia Shkodër ,
• Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste zjarri ne territorin e kesaj bashkie.
• Është kryer 1 ndërhyrje për shpëtim dhe janë dërguar 2 automjete zjarrfikëse në ndihmë të Bashkisë Vau Dejës dhe Bashkisë Malësi e Madhe.
• Vatrat e evidentuara:
1. Fshati Dragoç
2. Fshati Postribë
3. Fshati Ura e Shtrejtë
4. Fshati Bardhaj
5. Fshati Dajç
6. Fshati Ura e Shtrejtë
7. Fshati Dajç
8. Fshati Suka Dajç
9. Fshati Berdicë
10. Fshati Ura e Shtrejtë
11. Lagjja Kiras, qyteti Shkodër
• Në të gjitha vatrat është ndërhyrë në kohë duke shmangur përhapjen.
• Në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore.