Tragjike në Sarandë, një adoleshente ruse mbytet në Ksamil

Një adoleshente ka humbur jetën mesditën e sotme në plazhet e Ksamilit, të Sarandës. Dyshohet se ajo ishte turiste ruse.

Adoleshentja ka qenë duke u larë, por ka humbur jetën.

Në ndihmë të saj kanë shkuar disa pushues, por nuk e kanë shpëtuar dot.

Ngjarja ka ndodhur përballë 3 ishujve të Ksamilit.

Trupi i viktimës është dërguar në spitalin e Sarandës.