Vjen te Partizani mesfushori i kombëtares së Kenias

Obiero Amos Nondi është lojtari më i ri i afruar në klubin e Partizanit.

Mesfushori, i cili është grumbulluar edhe nga ekipi përfaqësues i Kenias, i bashkohet ekipit kryeqytetas duke u kthyer në një alternativë për repartin e mesfushës.

Obiero Amos Nondi do të mbajë të veshur fanellën me numrin 99-të, të cilën e ka mbajtur më parë Arinaldo Rrapaj.

Lojtari ka pozuar me fanellën e Partizanit pas firmës në kontratën 1-vjeçare me opsion shtyrje edhe për një vit tjetër. Nondi i bashkohet Partizanit pas dy sezoneve tek ekipi Ararat Armenia, ku në kampionatin Armen ka spikatur me paraqitjet e tij.