Flakët vijojnë të mbeten aktive, zjarri në Tepelenë sfidon përpjekjet e zjarrfikësve

Zjarri i përmasave të mëdha vazhdon prej ditës së sotme në zonën e Lekëlit në Tepelenë, duke u përhapur edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Ekipet zjarrfikëse nga i gjithë qarku janë dërguar në vendngjarje për të neutralizuar flakët, por situata mbetet e vështirë dhe zjarri nuk është vënë ende nën kontroll.

Autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët në zonë.