‘Vendimi i GJK, s’e zgjidh ngërçin politik në Kosovë’/ Seiti: Mungon kuadri ligjor për situata të tilla politike!
Për gazetarin Gazmend Seiti, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëron votim 3 herë për një emër të propozuar për kreun e Kuvendit të Kosovës, nuk i jep zgjidhje përfundimtare ngërçit politik të krijuar atje.
Në një intervistë me edicionin e pasdites në Syri Tv, Seiti tha se, vendimmarrja e Kushtetueses në Kosovë mund të konsiderohet nul, pasi mungon kuadri ligjor që mund të rregullojë situata të tilla politike, siç po ndodh aktualisht atje.
Sipas Seitit, vendimet që kanë dhënë gjyqtarët e Kushtetueses janë hamendësuese dhe jo të konkretizuara apo të mbështetura në ligj, pasi një gjë të tillë nuk e kanë parashikuar ligjvënësit e Parlamentit të Kosovës.
Gazetari Seiti, shton ndër të tjera, se situata politike në të cilën ndodhet Kosova, ka ulur pritshmëritë e qytetarëve për partitë politike dhe për VV, e cila ka dalë fituese nga zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.
Në këtë kushte ku është vendimi i GJK s’e zgjidh dot përfundimisht situatën politike në Kosovë. Pasi mungon kuadri ligjor, se çfarë duhet të bëjë opozita dhe qeveria në detyrë. S’ka një specifikë që pas kësaj datë që jeni sanksionuar të votoni një emër konsensual dhe palët të vijojnë të zgjedhin qeverinë apo zgjedhje të parakohshme. Qeveritë s’e kanë menduar që të shkojnë në parlament ligje që plotësojnë kuadrin ligjor, këto nene për zgjedhjet, të shkohet e plotësohen të gjitha. Çfarë duhet të bëjë GJK, e ligjvënësit?! GJK gjykon me nene hamendësuese e jo gjë konkrete.
S’e ka këtë tagër që të japë një vendim, as Presidentja e Republikës. Presidentja përdoret për marrëdhëniet e jashtme e jo brenda shtetit. S’ka rol vendimmarrës. Me këtë vendim të GJK kontestohet nga qeveria, pasi thotë për ndërhyrje për një vendim që s’i takon, ndërsa opozita e konsideron shuplakë për qeverinë, pasi është në antikushtetutshmëri. Dehari ka dalë jashtë kompetencave të tij, në realitet kjo pjesë e GJK nuk ekziston, s’e ka kuadrin ligjor.
GJK ka marrë një vendim konsultativ mes vete dhe jo në kuadrin ligjor. Opozita s’ka marrë pjesë në votim, e cilat do të jenë sanksionet e GJK për këto persona?! S’e ka dhënë një gjë të tillë GJK. Vendimi i GJK do të verë në sprovë opozitën. Haxhiu që ka qenë e kontestuar nga opozita, do shkojë 3 herë e do të hiqet, do vijë një emër tjetër nga VV. Nëse opozita ka qenë kundër Albulena Haxhiut a do të votojë për emrin tjetër? Kjo do ta vërë në pozitë, opozitën.
Nëse ndodh që do të dështojë seancat për Haxhiun, qeveria në detyrë ose VV si fituese në zgjedhje, mund ta lëshojë në një formë që qeveria kalimtare të bëhet nga opozita. Por s’do të arrihet të votohet asnjë ligj i vetëm, partia fituese do të kërkojë shpërndarjen e parlamentit dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Partia fituese insiston që me ngërçin politik të shkohet në zgjedhje të parakohshme në tetor së bashku me lokalet. Mundësia për t’u rikthyer në parlament si fituese mund ta ketë të pamundur. Mungesa e një qeveria në ‘full detyrë’, e ka ulur ritmin e qytetarëve që kanë pasur mbështetje të madhe për VV. Edhe diaspora është lodhur me Albulena Haxhiun, e s’ka krijuar qeveri të plotë.