Për Gazin dhe të tjerët: Mos u bëni naiv, është Rama!
Nga Çim Peka
Ato që shkruante Bardhi dje janë që të gjitha të vërteta. Belinda është fiks ajo!
Por, jo “beltrasha” e dy mandateve të para, tashmë “belholla” e qeverisë, por askush tjetër në këtë vend nuk bën dot keq po nuk deshi Rama.
Veliaj është në burg se deshi Rama, jo vetëm se vodhi. E kush nuk vodhi në atë parti?
Irfani u masakrua dhe u përzu nga oborri i pushtetit, jo se Balluku i bëri foto me Arben Ahmetajn ditën që Meta la Presidencën, por se e deshi Rama për statistikë të “Drejtësisë së Re”!
Dhe që të jeni pak më të qartë:
Shikojeni këtë foto. Në çdo vend normal, me këtë personazh do ndodhnin dy gjëra:
A- Testi i drogës
B- Kontroll te psikiatri
Po doli i pastër me dy të parat, së paku një psikolog e trajton.
Dhe kini parasysh, Ramës i bëj nder me këtë tezë. Nuk po bëj opozitarin si zakonisht.
Ky i marrë hyri në jetën publike me kartelë dhe do ta përdorë sërish kur të dalë nga jetët tona, për t’i shpëtuar drejtësisë.
Ps: Përveç vjedhjes, ai ka një mision “fisnik” si pacient me kartelë. Ta “matiltizojë” shoqërinë shqiptare. Ta traumatizojë me një fjalë.
E mendon si mision për ish klinikën e tij!