Takimi Trump-Zelensky/ BE organizon bisedë virtuale të mërkurën, pjesëmarrëse edhe Von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen, do të marrë pjesë të mërkurën në telefonatat e organizuara nga Kancelari Merz me udhëheqës të tjerë të BE-së, Presidentin Zelensky dhe Presidentin Trump.
Një zëdhënës i degës ekzekutive të BE-së njofto, pjesëmarrësen e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kancelari Federal gjerman, Friedrich Merz ka planifikuar bisedime virtuale mbi situatën aktuale në Ukrainë për të mërkurën, më 13 gusht, përpara takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, sipas një deklarate nga zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius.
Janë ftuar krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Finlandës, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Polonisë dhe Ukrainës, Presidenti i Komisionit Evropian, Presidenti i Këshillit Evropian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Zëvendësi i tij.
Deklarata i referohet "disa raundeve të bisedimeve". Ndër të tjera, do të diskutohen mundësi të mëtejshme për të ushtruar presion mbi Rusinë dhe përgatitjet për negociata të mundshme paqeje, duke përfshirë çështjet e pretendimeve territoriale dhe sigurisë./ ANSA.