FOTO/ Kryedemokrati i Fierit prish zgjedhjet për kreun e PD. Ja mesazhi që ka dërguar për anëtarët

Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi me anë të një mesazhi telefonik i ka kërkuar anëtarësisë së PD-së që të votojnë për kryetar Lulzim Bashën.

Në pozicionin që ai mban, duhet të jetë garant për barazinë e garës në PD, mes kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduard Selami dhe jo të bëjë fushatë për njërin apo tjetrin kandidat.

Por në një SMS të shpërndarë për anëtarët e PD-së në Fier, ai u kërkon atyre hapur të mbështesin Bashën.

"E shtunë, 22.07.17, prej ores 8:00-19:00, te kinoteatri Fier, ju presim te votojme per Kryetarin e PDSH, Z.Basha. Pjesmarrja e domosdoshme! Kryetari i PD Fier L.Baci", u shkruan anëtarëve, Baçi, që është edhe deputet i zgjedhur rishtas i PD.

Për garë të pabarabartë ka folur këto ditë edhe Selami, ndonëse ai vazhdon garën edhe pse sheh se si favorizohet në shkelje të rregullave, rivali i tij.