SYRI TV/ Një shtatore për Dom Mikel Gjergjin, Dom Mikel Gjergji njihet si meshtari i fundit

Nderohet me vendosjen e një shtatoreje në fshatin Beltojë, Dom Mikel Gjergji. Ai ishte meshtari i fundit katolik, i pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1974. Në përurimin e shtatores morën pjesë drejtues të kishës Katolike në Shkodër dhe personalitete të jetës publike në këtë qytet.

Në fshatin Beltojë është inauguruar shtatorja e Dom Mikel Gjergji (Beltoja), mështari i fundit i pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1974.

Për arqipeshkvin e Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, figura e Dom Mikelit me dëshminë e tij është një pasuri e madhe historike dhe kombëtare. ‘Vendimin për tu bërë mështar e mori pasi pa me sytë e tij pushkatimin e shumë mështarëve, ndërsa e përballoi hapur diktakturën komuniste duke denoncuar krimet e regjimit’ – theksoi imzot Peragine.

Një mik i tij, Luigj Arra, tregon si e ka njohur Dom Mikelin.

Dom Mikel Gjergji shërbeu në Dajç të Bregut të Bunës, në Stajkë dhe më pas në Beltojë, si famullitar dhe mështar.