Nga dasma në zi/ Edmondi, i vrarë dje në Gjilan, ishte martuar vetëm 3 muaj më parë

Edmond Hasani, i cili kishte kurorëzuar dashurinë e tij me martesë vetëm tre muaj më parë, humbi jetën në mënyrë tragjike së bashku me babain e tij, Selami Hasani.

Raportohet se babë e bir u vranë nga persona të përfshirë në aktivitete të paligjshme të fajdeve.

Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi dje në rrethana ende të paqarta, tronditi thellë opinionin publik në mbarë vendin.

Edmondi ishte i martuar me Njomza Grabanicën, drejtoreshë e Kadastrës në Komunën e Klinës.

Gjilani, sot, do t’i përcjellë viktimat e kësaj tragjedie drejt banesës së tyre të fundit.