SYRI TV/ Vlora tronditet nga shpërthimi i 32 kg tritol, shembet me urdhër të Ramës godina 3 katëshe

Nga SYRI TV

Qytetarët e Vlorës dhe turistët u zgjuan këtë mëngjes, nga një shperthim me tritol. Me urdhër të kryeministrit, IKMT hodhi në erë,  një godinë tre katëshe, në zonën e Radhimës, në  kulmin e sezonit turistik.  

Kjo ishte mënyra që Kryeministri Edi Rama zgjodhi për t'i thënë mirëmëngjes shqiptarëve dhe turistëve që këtë të hënë, kishin zgjedhur Vlorën për të pushuar.

Me urdhër të kryeministrit, në kulmin e sezonit turisitik, në orën 7:30 të mëngjesit të kësaj  të hëne, (11 gusht 2025) një godinë tre katëshe karabina e ndërtuar në zonën e Radhimës në Vlorë u shemb me tritol.

Momenti i shpërthimit me 32 kilogramëve lëndë plasëve u postua në fb edhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa për demolimin e këtij objekti, të konsideruar pa leje u hapën 410 furnela dhe u shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonator.

Për të kryer shpërthimin u ndërpre qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum dhe 15 minuta përpara shpërthimit u ndërpre dhe furnizimi me energji elektrik, në këtë zonë, e cila një nga më të frekuentuarat nga turistët. 

Më herët,  këtë aksion e paralajmëroi vetë kryeministri Edi Rama, I cili përgjatë gjtihë këtij  sezoni  turistik, ka ndërmarrë aksione prishjesh të objekteve që i cilëson pa leje,  në zona kyçe turtistike.  Më herët me urdhër të kryeministrit, u prishën një sërë objektesh në zonën e Thethit,  në kulmin e sezonit turistik, ndërsa turistët u detyruan të largohen,  një pjesë e tyre pa mundur  të merrnin as sendet personale, që ndodheshin në godinat , të cilat u shembën. 

Gjatë një komunikimi live në rrjetet  sociale, qytetarët i kujtuan kryeministrit, se me këto aksione ka dëmtuar sezonin turistik, ndërsa Rama  deklaroi se do të shprehet për këtë çështje në  muajin shtator.