Berisha: McGonigal po rihetohet nga FBI. Besimplotë se do rishqyrtohet edhe një herë komponenti shqiptar
Lideri i opozitës, Sali Berisha, shprehu bindjen se hetimet e rihapura nga FBI për ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit amerikan, Charles McGonigal, do të përfshijnë edhe komponentin shqiptar të aferës.
Berisha theksoi se ka besim të plotë që aktiviteti kriminal i McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri nuk do të mbetet i pandëshkuar, pavarësisht përpjekjeve për ta mbuluar, përfshirë edhe nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Troplini.
Pjesë nga deklarata:
Kam besim të plotë se, FBI po e riheton rolin e McGonigal në aferën, në mashtrimin e madh, me të cilin synohej përmbysja e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve nga pushteti.
Jam i bindur se, komponenti shqiptar i kësaj do rishqyrtohet edhe një herë, dhe se Altin Troplini, nuk do mund të fshehë kurrë aktivitetin kriminal të Edi Ramë dhe McGonigalit në Shqipëri.