Cilat janë dëshmitë e Izraelit për lidhjen e Sharif me Hamasin?

Ushtarët izraelitë shprehen se kanë një sasi të madhe dokumentesh të gjetura në Gaza që konfirmojnë se Anas al-Sharif ishte pjesëtar i Hamasit dhe shërbente si drejtues i një qelize.

Ata thonë se dokumentet përfshijnë “listat e personelit, listat e kurseve të trajnimit terrorist, regjistrat e telefonave dhe dokumentet e pagave”.

Por, që tani për publikim janë nxjerrë vetëm disa screenshot-e të tabelave që duket se përmbajnë listat e operativëve të Hamasit nga Rajoni Verior i Gazës, me shënime për plagosjet e operativëve të Hamasit dhe një seksion të asaj që thuhet se është regjistri i telefonave për batalionin East Jabaliya të grupit të armatosur.

BBC nuk ka mundur të verifikojë këto dokumente në mënyrë të pavarur.

Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se deri tani nuk është dhënë ndonjë shpjegim izraelit për vrasjen e të gjithë ekipit të lajmeve të Al Jazeeras.

Gazetarë lokalë na thanë se ata nuk ishin shpesh të gjithë së bashku, por se sulmi me dron izraelit ndodhi sapo ata u mblodhën në çadër./BBC