Elbasan, arrestohet shitësi i kanabisit në lagjet e qytetit
Një 31 vjeçar u arrestua pasi shiste doza kanabisi në lagje të ndryshme të qytetit.
Në pranga ra shtetasi F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, informoi sot policia e Elbasanit.