Vaqarr/ Zjarr masiv në Kondrën e Arbanës pranë landfillit të Sharrës, tym i dendur dhe rrezik për zonën
Një zjarr masiv ka rënë në zonën Kondra e Arbanës, në Vaqarr, shumë pranë landfillit të Sharrës, duke shkaktuar tym të dendur dhe shqetësim për banorët e zonës përreth.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e Syri.tv, rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, tregojnë për një vatër aktive, me re të mëdha tymi që mbulojnë një sipërfaqe të konsiderueshme. Paraprakisht dyshohet se burimi i zjarrit është fushe e mbeturinave urbane në Sharrë, një zonë që shpesh përballet me zjarre gjatë muajve të verës për shkak të nxehtësisë dhe natyrës së mbetjeve.
Era dhe temperaturat e larta po e bëjnë të vështirë kontrollin e situatës dhe paraqesin rrezik për përhapje në drejtim të zonave të banuara. Autoritetet nuk kanë raportuar ende për persona të lënduar