Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Autori me precedentë penalë, akuzohej për fajde dhe organizim të grupit kriminal
Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e trefishtë në Gjilan. Mësohet se autori Mefail Shkodra, ishte emër i njohur për policinë e Kosovës, pasi ishte me precedentë penalë për 31 raste.
Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, tha në një konferencë për mediat se një person tjetër është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për ndërlidhje me rastin. Ndërkohë, për tre të kërkuarit Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij është bërë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar të gjitha pikat kufitare.
LEXO EDHE: Krimi mafioz në Gjilan/ Shkon në 3 numri i viktimave, zbardhen emrat e tyre
Mefail Shkodra akuzohet për veprën penale “sulm”, pesë raste, për “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dy raste”, për “fajde” tre raste, për “mashtrim” një rast, për “kërcënim” tre raste, për “shantazh”, një rast për “detyrim”, dy raste, për “pjesëmarrje apo organizim të grupit kriminal”.