I vendosur të pushtojë Gazën/ Me lot në sy nëna palestineze e 9 fëmijëve mesazh Netanyahut: S’iki nga Gaza, më mirë vdes!

Një nënë e nëntë fëmijëve thotë se nuk do të largohet nga qyteti i Gazës, pavarësisht planeve izraelite për të nisur një ofensivë të zgjeruar ushtarake atje.

Fatma Al-Shinbary, 41 vjeç, i tha Reuters se do të "preferonte të qëndronte këtu dhe të punonte", duke shtuar se "ndoshta shumica e njerëzve do të qëndrojnë, jo të gjithë do të lëvizin përsëri".

Burri i Fatmës është i plagosur dhe ajo e mbështet familjen, duke pjekur bukë në zjarr të hapur midis tendave ku jetojnë njerëzit në qytet.

Ajo thotë se është zhvendosur disa herë gjatë dy viteve të fundit dhe është "e lodhur nga zhvendosja".

«Vdekja është më e mirë për ne», thotë ajo. «Në çdo fushë, njeriu lë pas sendet e veta, në çdo fushë humbet shumë gjëra».