Krimi mafioz në Gjilan/ Shkon në 3 numri i viktimave, zbardhen emrat e tyre
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjilanit, ku pas të shtënave me armë zjarri në “Cafiteria 2000”, kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur tre të tjerë.
Sipas informacioneve nga mediat, viktimat janë identifikuar si:
Selami Hasani, rreth 67 vjeç
Abedin Hoxha, rreth 68 vjeç
Personi i tretë i cili, sipas raportimeve të fundit, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Të plagosurit janë:
Naim Hoxha, rreth 41 vjeç
Edmond Hasani
Bujar Hoxha, rreth 41 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim të specializuar.
Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.