Edmond Panariti i përvishet qeverisë Rama dhe Erion Braçes: Ja e vërteta juaj, për fermerët shqiptarë

Ministri ende në detyrë i Bujqësisë, Edmond Panariti, nëpërmjet një statusi në Facebook i është “përveshur” kryetarit të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend Erion Braçë dhe gjithë politikave të qeverisë Rama, ndaj bujqësisë. Me një gjuhë të ashpër deputeti i sapozgjedhur për parlamentin e ri, jep fakte dhe detaje skandaloze për mënyrën sesi është lënë pas dore fermeri shqiptar, krahasuar me vendet fqinje të rajonit.

Statusi i plotë i Panaritit në Facebbok

Pyet Brace me statusin e jashtetokesorit!! A e di njeri ne shumice, qe bujqesia eshte ne emergjence? Pergjigja ime: E di shume mire dhe parasegjithash ti, si kryetar i komisionit te ekonomise ne parlament, por edhe ata qe kane thesin e parave te ketij vendi. Por ne te vertete une mendoj qe ju as qe doni tja dini. Hic fare!!! Nuk doni t'ja dini fare, perderisa e financoni bujqesine dhe fermerin 5 here me pak se Kosova dhe 10 here me pak se Maqedonia. As qe ju behet fare vone, perderisa i jepni asaj nafte me çmimin e pakices te Zvicres dhe Danimarkes. As qe pyesni fare, perderisa e ngarkoni prodhuesin dhe prodhimin, farat, kimikatet, mekaniken bujqesore me TVSH, taksa e tatime asfiksuese me te lartat ne rajon. As qe beheni merak kur i kerkoni fermereve te parapaguajne nje vit sigurime shoqerore, kur ata ende skane filluar mbjelljet, ndersa OSHEE, si xhandar u kerkon atyre faturat e energjise perpara se te mund te perfitojne nga subvencionet. Ja u morrem shpirtin, shprehesh!! Ekzakt!! .... Bravo, plotesisht dakord me ty. Por nese vertet ndjen dhimbje per fermeret, shpall taksa dhe tatime zero per bujqesine... Moratorium fiskal te plote...sikunder propozuam ne. Jepi fermerit, te pakten pese here me shume para, aq sa merr vellai i tij ne Kosove qe te ngrihet me kembe e te mos shese nen kosto.. A e ben dot?... Tani tepsine dhe timonin i ke vete.

Syri.net