Haxhiu: Kushtetuesja ka grabitur kompetencat e Kuvendit, ku e ka parë votimin tri herë?

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për të përbën shqetësim serioz, dhe se sipas saj janë tejkaluar kompetencat që ka kjo gjykatë, shkruan Reporteri.net.

Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetutese ia ka grabitur kompetencat Kuvendit, pasi janë deputetët ata që vendosin nëse votimi të jetë i hapur apo i fshehtë. Madje ajo shtron edhe pyetje duke thënë se “ku e ka parë Gjykata votimin tri herë?”.

“Respekt të plotë për rendin kushtetutes. Për mua njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz se është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata kushtetuese. Sipas Kushtetutës vet, thuhet që Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë që e bën interpretimin e Kushtetutës dhe është institucioni që është garant i respektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Dhe disa nga pikat e dispozitivit nuk burojnë nga teksti i Kushtetutuës dhe s’janë të parashikuara në asnjë nen, pra as në Kushtetutë dhe as në rregulloren e Kuvendit”; tha ajo.

“Gjykata ia ka grabitur kompetencat Kuvendit, janë deputetët që vendosin a është votimi i hapur ap i fshehtë. Ku e ka pa Gjykata Kushtetuese votimin tri herë, ku e ka parë? Duke qenë se Gjykata Kushtetuese se parasheh as votimin e fshehtë, e as të hapur, pse e tha të hapur? Gjykata ka krijuar normë të re, nuk ekziston askund. Ky despozitiv shkon përtej rolit interpretues që ka Gjykata Kushtetuese”, tha ajo në konferencën për media.

“S’mundesh sipas dëshirave ta interpretosh Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ap-o sipas momentumeve politike. Se cili do të jetë veprimi jon, pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetutese, do ta kuptoni kur të vijë koha”.