VIDEO/ Shteti inekzistent... Zjarri nuk kursen as varrezat në Vilë-Bashtovë, flakët rrethojnë banesat
Këto pamje vijnë nga zona e Vil-Bashtovës, e cila këtë të diel është përfshirë nga zjarri. Ajo çfarë shihet, është që një sipërfaqe e madhe është djegur plotësisht, përfshirë këtu edhe varrezat e zonës.
Ndërkohë që banesat janë rrethuar nga flakët dhe rrezikojnë të digjen.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, si pasojë e erës së fortë që ka fryrë në zonë. Situata e zjarreve në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit, shteti është inekzistent duke shkaktuar kështu dëme të pallogaritshme ekonomike dhe mjedisore.