Zjarret/ Flakët ‘përpijnë’ vreshta e ullishte në Vil-Bashtovë, rrezikojnë të digjen dhe banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të diel fshatin Zhabjak në Vil-Bashtovë, ku ka djegur sipërfaqe të mëdha me ullishte e vreshta.

Siç duket edhe në pamje, zjarri i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi në disa vatra të ndryshme, ndërsa në terren kanë dalë edhe forcat zjarrëfikëse.

Flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha, ndërsa rrezikojnë edhe banesat e zonës.