Vatër masive zjarri pranë fshatit Ballaj, rrezik për banorët dhe ullishtet

Një vatër masive zjarri ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj pranë fshatit Ballaj.

Zjarri vijon të mbetet aktiv dhe po përhapet në mënyrë shqetësuese, duke rrezikuar banesat dhe komunitetin përreth.

Zjarrfikësit dhe forcat e emergjencës janë vënë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Megjithatë, zjarri është ende pranë zonave të banuara, duke krijuar një rrezik të madh për banorët dhe pronat e tyre.

Banorët e zonës janë këshilluar të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës për sigurinë e tyre.