VIDEO/ Kryebashkiaku demokrat i Kavajës nis sot punën, ja mesazhi që Sakja u drejtoi qytetarëve

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Isa Sakja ka nisur sot punën në krye të institucionit. Një ceremoni është zhvilluar para bashkisë para hyrjes së tij në zyrë, e cila u hap me Himnin e Flamurit dhe vijoi me mesazhin e kryetarit të ri drejtuar qytetarëve dhe këshilltarëve të bashkisë dhe Këshillit të Qarkut.

Sakja foli për bashkëpunim, shprehu besimin se do të jepte dhe merrte bashkëpunim: "Nga sot, në shërbim të qytetarit 24 orë - unë dhe administrata që une do të drejtoj, - tha ai. - Besimplotë se do ta bëjmë jetesën në Kavajë më të mirë, më të dashur për të gjithë qytetarët e saj fisnikë!"