‘Arkitekti i pyllit’: Si përgatitet qukapiku për dimrin e ftohtë
Ndërsa ditët fillojnë të shkurtohen dhe verës po i vjen fundi, një nga banorët më të zhdërvjellët të pyllit, qukapiku, nis përgatitjet e tij të veçanta për dimër.
Ky zog i njohur për aftësinë për të gdhendur trungjet e pemëve, nuk kërkon strehim luksoz apo ushqim të shpejtë, por angazhohet në një “punë bizhuterike” që mahnit studiuesit e natyrës.
Ai zgjedh një pemë të tharë dhe fillon të gdhendë qindra – madje mijëra – vrima në trungun e saj, të gjitha me një qëllim: ruajtjen e lëpushkave (arrave të dushkut) për stinën e ftohtë.
Çdo vrimë është e menduar me përpikëri. Nëse është shumë e madhe, zogjtë e tjerë mund të vjedhin lehtësisht frutin. Nëse është shumë e ngushtë, rrezikon të dëmtojë arrën. Ky proces zgjat për javë të tëra dhe kulmon në fund të verës, kur frutat piqen dhe zogdruaji i vendos me kujdes në “depot” e tij natyrore.
Ekspertët thonë se një pemë e vetme mund të mbajë deri në 50,000 lëpushka, një sasi e mjaftueshme për ta ushqyer zogun gjatë gjithë dimrit.
Kjo sjellje mbresëlënëse tregon jo vetëm për instinktin e fortë të mbijetesës, por edhe për aftësitë inxhinierike të këtyre zogjve të vegjël, të cilët shpesh nuk marrin vëmendjen që meritojnë.