Radamel Falcao nuk dorëzohet, në moshën 39-vjeçare nis një aventurë të re në Divizionin e Tretë spanjoll

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, i njohur për paraqitjet e tij me Porton dhe Atletico Madridin dhe së fundmi aktiv me Millonarios në Kolumbi, nuk ka ndërmend të ndalojë karrierën edhe në moshën 39-vjeçare.

E ardhmja e tij pritet të jetë sërish në Spanjë, por këtë herë te Real Murcia, një skuadër që aktivizohet në Divizionin e Tretë të futbollit spanjoll. Falcao është aktualisht lojtar i lirë dhe po kërkon të rinisë një kapitull të ri në karrierë, duke treguar dëshirë të madhe për të vazhduar me futbollin edhe pse është në fund të rrugës së tij profesionale.

Kjo lëvizje do të jetë një surprizë për shumë tifozë, por një dëshmi e qartë e pasionit dhe vendosmërisë së sulmuesit legjendar për të mos u dorëzuar lehtë.