VIDEO/ Balliu: Rama nuk do të futet në Europë, i pëlqen dhe përfaqësohet me krimin
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në studion e SYRI TV, duke komentuar sulmin e Edi Ramës ndaj medieve, është shprehur se, kreu i qeverisë nuk do të futet në Europë.
Gjatë intervistës me moderatoren Eneida Ndoci, Balliu u shprehu se, Edi Ramës i pëlqen të përfaqësohet me krimin, më shumë se të përfaqësohet me intelektualët dhe akademikët.
‘Edi Rama nuk kërkon të futet në Europë, në BE duan të shkojnë shqiptarët.
Edi Ramës nuk i duhet Europa, atij i duhet Shqipëria këtu ku është, një narkoshtet i izoluar. Për të fshehur dështimet e veta ofrohet të shpenzojë qindra miliona euro për estradat e veta. Bëhen ceremoni të BE-së në Shqipëri dhe shqiptarët nuk përfitojnë gjë.
A u krenua qeveria shqiptare me mbledhjen e të gjithë aleatëve tanë të BE-së në Tiranë, ishte gjithë ajo ceremoni, por fonde nuk ka sepse je i korruptuar.
Në Shqipëri do të jemi të lumtur nëse ngelen 1.5 mln pas 4 vitesh, nëse ne e lejojmë të vazhdojë kështu, familjet do të ndahen.
Cila është e ardhmja për brezin e ri në Shqipëri? Sot bëhesh pedagog me 600 mijë lek rrogë. Çfarë do të bësh me kaq lek.
Sot bëhesh gazetar, ai të vjen në studio dhe të lë papunë.
Cilët janë njerëz që motivon ky dhe nxjerr në pah si të fuqishëm dhe të shkathët? Trafikantët. Këta të bëjnë deputet, ky i ka dhënë rinisë simbol të fuqisë dhe autoritetit, Suel Çelën. Nuk jep akademikët e pedagogët. Ky Fatos Lubonjën dhe intelektualët i quan Kadri, kursi i bukur i duket Sueli, Bajrat, Troplini.
Ky kërkon të inkriminojë një shoqëri të tërë’, u shpreh Klevis Balliu në SYRI TV.