Sulmi i Ramës ndaj News24, reagon raporteri i Shqipërinë në PE: Lajmet e fundit nga Tirana ngrenë pikëpyetje...
Raporteri i Grupit të EPP-së, (Partia Popullore Europiane) për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka reaguar lidhur me sulmin e Edi Ramës ndaj News 24 duke ndërprerë sinjalin televiziv dhe ndalimin e gazetarëve e punonjësit të hynin brenda redaksisë.
Andrey Kovatchev në një reagim të postuar në rrjetin social X shkruan se po vihet në pikëpyetje liria e medias dhe bën thirrje për transparencë të plotë mbrojtjen e medias së lirë dhe të gazetarisë në Shqipëri.
“Kanë kaluar dy ditë që nga hyrja në fuqi e EMFA-s, një ligj historik që riafirmon se liria e medias është themeli i demokracisë. Lajmet e fundit nga Tirana për pronën e marrë me qira nga Panorama Group ngrenë pikëpyetje. Bëj thirrje për transparencë të plotë dhe për mbrojtjen e medias së lirë dhe të gazetarisë në Shqipëri” shkruan Kovatchev.
Policia e Shtetit rrethoi zyrat e News 24 në Tiranë mëngjesin e sotem e ndaloi gazetarët e punonjësit të hynin brenda redaksisë.
Two days since EMFA took effect, landmark legislation reaffirming media freedom as the backbone of democracy. Recent news from Tirana about Panorama Group’s rental lease raise questions. I call for full transparency and protection of free media & journalism in Albania
— Andrey Kovatchev (@andreykovatchev) August 9, 2025