Ky ishte goli i katërt në vetëm katër javë për 27-vjeçarin, i cili po spikat si lideri absolut i ekipit këtë sezon. Pas këtij starti, Rubin Kazan ka grumbulluar 7 pikë, me një golaverazh 7-8.

Interesant është fakti se të gjithë golat e Rubin Kazanit janë shënuar nga futbollistë shqiptarë: katër prej Dakut, dy nga Hoxha dhe një nga Shabanhaxhaj. Sulmi “kuqezi” po mban gjallë shpresat e klubit, edhe pse mbrojtja duket ende problematike.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/09/auto_dakuuu1754750830.jpg", "width": 900, "height": 643 } }

VIDEO/ Daku nuk i ndahet golit, por Rubin Kazan pëson ‘shok’ nga CSKA

Mirlind Daku po konfirmon se është në një moment të artë në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë herë në minutën e 40-të të ndeshjes kundër CSKA Moskës. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur një humbje të thellë, me Rubin Kazanin që u mposht 5-1 në transfertë.