Newcastle përmbush kërkesën e Milanit për Thiaw, marrëveshja drejt mbylljes
Newcastle United është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të Malick Thiaw. Klubi anglez kishte bërë fillimisht një ofertë prej 30 milionë eurosh për mbrojtësin gjerman, e cila u pëlqye nga lojtari, por u refuzua nga Milani, që kërkonte të paktën 40 milionë euro, pasi Thiaw është pjesë e planeve të Massimiliano Allegrit.
Në orët e fundit, Newcastle ka rritur ofertën në shifrën e kërkuar nga “kuqezinjtë”, 35 milionë euro plus 5 milionë në formë bonusesh, duke i dhënë një shtysë të fortë drejt mbylljes së tratativave. Nëse Thiaw pranon transferimin dhe ribashkohet me Sandro Tonalin në Premier League, Milani do të orientohej drejt zëvendësimit të tij. Në listë janë dy emra: Giovanni Leoni i Parmës dhe Pietro Comuzzo i Fiorentinës, ky i fundit i sapo ka rinovuar deri në vitin 2029 dhe vlerësohet 25-30 milionë eurosh.
Thiaw u bashkua me Milanin në verën e vitit 2022 për 9 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2027. Në bilanc, kartoni i tij ka ende një vlerë prej rreth 4 milionë eurosh, çka do t’i siguronte klubit italian një plusvalencë të konsiderueshme në rast shitjeje.
🚨⚪️⚫️ Malick Thiaw to Newcastle, here we go! New centre back for Eddie Howe.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 9, 2025
Agreement in place for €40m package, add-ons included. AC Milan verbally accepted the proposal.
Deal at the final stages as reported earlier and now done. Thiaw only wanted #NUFC. Medical soon. pic.twitter.com/baJRDdlWov