Ambasadorja shqiptare në Greqi: S'ka informacion për shqiptarë të plagosur nga tërmeti

'Nuk ka informacione për shqiptarë të plagosur nga tërmeti në Greqi." Kështu ka deklaruar sot, ambasadorja shqiptare në Greqi, Hobdari, lidhur me tërmetin që shkaktoi cunamin në ishullin grek Kos.

Në Kos u ndien pasojat më të mëdha të tërmetit që ra në Bodrum të Turqisë në orët e para të së premtes. 70 persona u plagosën në Turqi, por gati dyfishi, mbi 120, u lënduan në Kos shtuar kësaj edhe dy të vdekur.

Dallga e madhe që ngriti tërmeti arriti hotelet në ishull dhe shkaktoi përmbytje e dëme.