SYRI TV/ Rama mbyll 'News 24', policia nxjerr gazetarët dhe rrethon godinën! Gjithçka çfarë ndodhi sot, 9 gusht 2025
Aktet e dhunës kundër fjalës së lirë nga qeverisja e Edi Ramës kanë goditur sot edhe News 24, televizionin më të vjetër informative në vend. që në orët e para të mëngjesit, qindra efektivë policie kanë rrethuar godinën duke i ndërprerë energjinë dhe transmetimin. Gazetarët janë mbajtur me forcë jashtë rrethimit të televizionit, ndërsa Ardi Veliu sëbashku me zyrtarë të tjerë të kompanisë së armëve kanë marrë zotërimin e ambienve të televizionit. Shkak për këtë ndërhyrje brutale dhe mbylljen e televizionit është bërë konflikti për pronësinë.
Policia e shtetit mësyu mëngjesin e kësaj të shtune (9 gusht 2025) në godinën e TV të News 24, ku kërkoi lirimin e zyrava, pa asnjë paralajmëroim dhe vendim gjykate.
Operacioni represiv i uniformava blu u udhëhoq nga ish drejtuesi i polciisë, Ardi Veliu, i cili në cilësinë e drjetuesit të shoqërisë së prodhimit të armëve KAYO i kërkoi gazetarëve dhe punonjësve të medias të largohen dhe lirojnë zyrat me pretendimin se godina i përket kësaj kompanie të prodhimit të armëve.
Dhjetëra forca policie rrethuan godinën e News 24 dhe ndaluan futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias. Veprimet arbitrare vijuan edhe me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të medias.
Drejtoresha e News 24, Anila Jole dhe gazetarët treguan për Syri TV, sesi policia rrethoi sot godinën që në orën 6:00 të mëngjesit në një ditë të shtune pa asnjë lajmërim, duke e cilësuar ngjarjen, si sulm të hapur ndaj medias së lirë
Përfaqësuesja ligjore e medias News 24, Fotltiona Goravelli deklaroi se aksioni i policisë në ditë pushimi, ishte i qëllimshëm për të ndaluar ankimimin në gjykatë, të cilat janë mbyllur.
Lidhur me rrethimin e godinës ku ndodhen redaksitë e Neës24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare reagoi edhe Avokatura e Shtetit e cila e konsideron të ligjshëm vendimin për lirimin dhe shprehet se kontrata e qirasë së ‘Fokus Media News" ka 3 vite që ka përfunduar.
Ndërkohë Syri TV tentoi të merrte një prononcim nga Ardi Veliu që drejtoi operacionin, por kolegu Fation Gjinaj u përball me refuzim nga uniformat blu që rrethuan godinën
Teksa përfunduan operacionin e lirimit të zyrave dhe ndaluan gazetarët të hyjnë ne redaksitë e tyre, është shpërndarë një video brenda ambienteve të godinës së TV, ku uniformat blu shfaqen duke festuar.