Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë, identifikohet autori, nisin hetimet për 55-vjeçarin
Në vijim të hetimeve për rastin e referuar në Prokurori për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, specialistët e Hetimit të Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë identifikuar autorin e dëmtimit të një kali në Parkun e Llogarasë.
Fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K.K., 46 vjeç, por verifikimet treguan se ishte dëmtuar vetëm njëri prej tyre, me plagë të shkaktuara nga arma e gjahut.
Autoritetet kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit S.M., 55 vjeç, banues në Orikum, si i dyshuar për këtë veprim.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë gjahu në pronësi të S.M., për ekzaminime të mëtejshme.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.