'Goditje për mediat dhe demokracinë,' Gjokutaj: Sulmi ndaj News 24, një akt autokratik ndaj fjalës së lirë

Avokati Genc Gjokutaj, në një postim në Facebook, e cilësoi bastisjen dhe ndërprerjen e transmetimit të News 24 si një sulm të pastër politik të një autokracie ndaj lirisë së fjalës dhe medias. Ai theksoi se këto veprime janë pjesë e një programi për të mbyllur çdo zë kritik ndaj qeverisë, përshkallëzuar pas zgjedhjeve.

Gjokutaj e krahasoi hyrjen me forcë të policisë në ambientet e News 24 me veprimet e diktaturës dhe paralajmëroi se Kodi i Ri Penal do t’i legalizojë këto shkelje. Ai përfundoi se fjala e lirë nuk mund të mbytet dhe këto sulme largojnë Shqipërinë nga Europa.

Postimi:

Sulmi, bastisja dhe ndërprerja e transmetimit te News 24 pjese e Media Focus Group me e madhja dhe e para në Shqipëri është një sulm i pastër politik i një Autokracie ndaj Fjalës së Lirë, Medias dhe të Vërtetës!

Ky sulm është pjesë e një programi të qartë për mbylljen e çdo zëri ndryshe dhe kundër Qeverisë i cili është përshkallëzuar ashpër pas Zgjedhjeve të këtij viti!
Këto veprime arbitrare dhe kriminale do të pasohen Kodi i Ri Penal që do ti ligjërojë!

Kjo dhunë ndaj News 24 nuk ka lidhje me marrëdhenie biznesi apo kontraktuale sepse kjo media është e ligjshme dhe me status juridik prej vitesh ne ato ambiente!
Hyrja e Policise me forcë në ambientet e News 24 ne orën 6.30 të mengjesit, ditë e shtunë pushimi të muajit gusht një muaj pushimi edhe per Gjykatat është tipike dhe e ngjashme si në formë edhe në përmbajtje me veprimet e Komisionit te Internim - Dëbimit ne kohën e Diktaturës!

Por Fjala e Lirë as zhytet dhe as mbytet pasi nuk është godinë që të uzurpohet forcërisht!

Ngjarja e sotme kriminale si edhe ato paraardhëse ashtu edhe ato që do të vijojnë janë veprime që e rreshtojnë Shqipërinë diku larg Europës të cilën Regjimi e premton si dhuratë të saj për shqiptarët!