'Rrethimi i News24 është hakmarrje ndaj medias së lirë'/ Blushi paralajmëron shqiptarët: Reagoni, regjimi shumë shpejt do t’ju vijë te dera
Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me aktin e paprecedentë që po ndodh pranë News24, ku policia ka zbarkuar dhe ka bllokuar godinën, duke nxjerrë jashtë punonjësit e medias.
Ai theksoi se kjo është hakmarrje e Ramës për fjalën e lirë.
“Akt i paprecedente. E thote kodi I ri penal i Edi Rames, qe është shpallur armiku i medias.
Mbylli Agon Channel, Ora News, dhe sot News24. Kjo tregon rrezik të medias. Protesta juaj dhe ardhja jonë këtu, duhet të jetë një ftesë për reagim të fortë të qytetarëve, pasi ky regjim do t’ju mbërrijë në derën e tyre. Po shohim sot se si një institucion po përjeton masa represive.
Të jemi të bindur se shumë shpejt regjimi do të shkojë në dyert e çdo shqiptari që nuk pajtohet me regjimin e Ramës. Kjo është urrejtja e Edi Ramës për fjalën e lirë.”, tha ai.
Më herët në një reagim në Facebook ai u shpreh:
Agresioni i armatosur i "Ramaduros" kundër mediave dhe në veçanti ndaj gazetarëve të "News24", "BalkanWeb", "Panorama" dhe "Gazeta Shqiptare", pa transparancë dhe pa asnjë vendim gjykate, që pengohen deri forcërisht të hyjnë në ambientet e tyre të punës, është një akt i pastër kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale, por i paralajmëruar prej kohësh.
Kjo është një tjetër shpërfaqje e dhunshme ndaj fjalës së lirë nga Edi Rama, armiku më i egër i saj.
Dënojmë me forcë dhunën ndaj gazetarëve dhe pengimin brutal të tyre në krye të detyrës, një agresion i neveritshëm dhe sulm i hapur ndaj demokracisë.
Shqipëria po rrëshqet rrezikshëm drejt një autokracie, ku gazetarët trajtohen si armiq dhe media rrethohet me armë, ku liritë e të drejtat e njeriut po asgjesohen dhunshëm nga një regjim që duhet shembur një orë e më parë.